Lajme

Kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkoviq viziton sot Kosovën

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq sot (e hënë) do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë.

Shefi i qeverisë kroate në Prishtinë pritet të takohet me krerët e shtetit nisur nga kryeministri Albin Kurti.

Ndërkohë që nga zyra e tij nuk kanë pranuar t’i shpalosin temat e diskutimeve duke thënë se të dielën do të jepen detaje.

Për ardhjen e tij ka njoftuar edhe Zyra e Kryeministrit.

Kjo është agjenda:

09:00 Pamje nga mediat
10:10-10:25 Takimi ndërmjet dy kryeministrave;
10:25-10:50 Takim ndërmjet dy kryeministrave dhe dy delegacioneve shtetërore;
10:50-11:35 Takimi i përbashkët me komunitetin e biznesit;
11:35-11:50 Konferencë e përbashkët për shtyp e dy kryeministrave.

Në ora 12:00 ai do të pritet nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Kurse në 12:55, Plenkoviq do të pritet edhe nga Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca.

Kjo do të jetë vizita e parë e Plenkoviqit në Prishtinë qëkur ka ardhur në pushtet.