Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim kryetarin e Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Ziadin Sela
Kryeministri Kurti e falënderoi Kryetarin e Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Ziadin Sela për vizitën dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm.
Takimi është mbajtur në një atmosferë mjaft vëllazërore me ç’rast, Sela e ka uruar Kryeministrin Kurti për detyrën e marrë dhe i ka uruar suksese në misionin e tij të shenjtë për të bërë ndryshimin e shumëpritur në shoqërinë e Kosovës.