Kryeministri i Armenisë: Jemi të gatshëm për bisedime, Presidenti i Azerbejxhanit: Ta kryejmë një herë luftën, e pastaj bisedojmë!
Kryeministri i Armenisë, Nikol Peshinyan, dje ka deklaruar se vendi i tij është i gatshëm për bisedime me Azerbejxhanin dhe se kërkon rrugë për paqe mes dy vendeve, transmeton Gazeta Mejdani.
Pashinjan gjithashtu ka thënë se Armenia ka filluar të bëjë disa lëshime në Nagornji Karabag, e një gjë të tillë e pret edhe nga Azerbejxhani
Sot është përgjigjur edhe presidenti i Azerbejxhanit, Ilhan Alijev. Ky i fundit ka thënë se luftimet do të vazhdojnë deri sa të tërhiqet ushtari i fundit i Armenisë nga tokat e Azerbejxhanit. E pasi të përfundojë lufta, pastaj do të ulemi të bisedojmë, ka thënë Alijev.
Të njëjtën përgjigje Alijev sot ia ka thënë edhe Putinit në një bisedë telefonike.
Dihet mirëfilli se Armenia ka pushtuar një pjesë të konsiderueshme të Azerbejxhanit që nga viti 1990, ndërsa regjionin e Nagornji Karabagut e ka aneksuar. Në këtë zonë janë bërë masakrime të tmerrshme mbi popullatën azere dhe është spastruar një pjesë e madhe e rajonit nga popullata turke dhe azere.
Për më tepër, Azerbejxhani ka kohë që kërkon që Armenia t’i tërheq trupat e saj ushtarake nga tokat e Azerbejxhanit. Me gjithë këto kërkesa për tërheqje dhe përpjekje për zgjidhje paqeësore, Armenia asnjëherë nuk ka treguar gatishmërinë për bisedime.
Në ndërkohë, kryetari i Partisë MHP turke, Behçeli, sot ka dalë me një deklaratë tepër sfiduese për Armeninë. Ai tekstualisht ka thënë “Ya çekilecek, ya ezilecektir” Që donë të thotë: (Armenët) ose të tërqihen, ose do të shkelet mbi ta.
Armenia i ka shndërruar xhamitë e kësaj zone në farma për derra, gjë që pati shkaktuar indinjatë të thellë tek azerët dhe muslimanët e botës./Gazeta Mejdani/