Kryeministri hungarez: Nuk duam myslimanë në vendin tonë
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban tha se vendi i tij nuk dëshironte që të vinin myslimanët në vend, pasi ndikojnë në kulturën e tyre.
“Ne nuk duam që ata të vijnë në Hungari masivisht, në atë masë që kjo të çonte në një ndryshim kulturor”, tha ai në një intervistë për revistën gjermane STERN.
Më pak se 10% janë të huaj në vendin e tij dhe kjo mjafton. Për momentin, një nga “fushat e betejës” më të rëndësishme në Bruksel është parandalimi i dërgimit të azilkërkuesve nga vendet e Evropës Perëndimore në Hungari.
“Ne nuk duam emigrim të paligjshëm. Do ta parandalojmë këtë duke mbyllur kufijtë tanë të gjelbër”, përfundoi kryeministri hungarez.
Orban tha se shpresonte të kishte një mirëkuptim më të mirë me politikanët gjermanë. “Ata, megjithatë, kishin nevojë urgjente për të përmirësuar fjalorin e tyre”, vuri në dukje ai.
Sidoqoftë, ai foli pozitivisht për Angela Merkel, të cilën pretendon se e respekton. Sipas Orban, kancelarja gjermane mbart kryqin e politikës gjermane dhe evropiane.