Lajme

Kryeministri Hoti ia “rehaton” edhe djalin e deputetes së LDK-së

Qeveria e drejtuar nga Avdullah Hoti pos që e ka sistemuar zyrtaren e AKR-së, Myzejene Selmani, nê Autoritetin e Aviacionit Civil, ia ka vazhduar mandatin edhe djalit të deputetes së LDK-së, raporton Gazeta Blic.

Në njoftimin e lëshuar për media nga ana e Qeverisë, Ardian Gaxherrit- djalit të deputetes së LDK-së, Besa Gaxherri i është vazhduar mandati si anëtar i Bordit të Autoritetit të Avicionit Civil.

“Qeveria ka miratuar vendimin për emërimin e anëtarëve të bordit të Autoritetit të Aviacionit Civil në këtë përbërje: Skender Halili, kryesues; Ardian Gaxherri, anëtar; Myzejene Selmani, anëtare; Jeton Paloka, anëtar; Nazlie Krasniqi- Korçah, anëtare”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.