Kronologjia e ngjarjeve që çuan në dorëheqjen e Ilir Sadriut nga PDSH
PDSH-ja zhvilloi zgjedhjet brendapartiake duke filluar nga Nëndegët e deri te Kuvendi i shtatë zgjedhor, të cilat filluan nga data 02 nëntor për tu përmbyllur me datë 06 dhjetor të vitit 2020.
Ilir Sadriu ishte kundër kandidati i vetëm i Ragmi Mustafës për kreun e PDSH-së, ai arriti të grumbullojë 56 vota nga 155 vota të vlefshme (36.13 %) të delegatëve të Kuvendit të shtatë zgjedhor, jo të mjaftueshme për tu zgjedhur Kryetar i përgjithshëm i PDSH-së.
Vlen të theksohet se z. Sadriu kishte bërë përpjekje të vazhdueshme për unifikimin e PDSH-së, ku edhe me rastin e kandidimit të tij kishte deklaruar se ‘’ Se pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve, PDSH duhet të jetë unike, e qëndrueshme, demokratike dhe gjithëpërfshirëse. ‘’
Sadriu edhe përkundër ankesave për parregullësi në këto zgjedhje brendapartiake, pas rizgjedhjes së z.Mustafa në krye të PDSH-së , ai i uroi fitoren këtij të fundit, duke i bërë poashtu thirrje që të reflektoj në unifikim, mobilizim dhe organizim të subjektit.
Dy javë pas përmbylljes së zgjedhjeve brenda partiake, dy kandidatët publikuan edhe një foto të përbashkët, me mbishkrimin ‘’Gara nuk na ndanë, të bashkuar drejt fitoreve të reja do të vazhdojmë edhe më fuqishëm gjer në bashkimin e madh me Kosovë.’’ duke aluduar kështu në tejkalimin e situatës së krijuar brenda subjektit.
Edhe pas gjithë mosmarveshjeve dhe mospajtimeve, Sadriu si duket arriti ti tejkaloj interesat e veta personale, ku në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale të cilët u mbajtën më 28 Mars 2021, vazhdoi aktivitetin e tij partiak në fushatë duke u përpjekur për rikthimin e PDSH-së në pushtet.
Por si duket as ky angazhim nuk mjaftoi për rikthimin e PDSH-së në krye të qeverisjes lokale, dhe se rrugët tashmë ishin ndarë përfundimisht.
Vlen të theksohet se që nga humbja e pushtetit, Partia Demokratike Shqiptare po kalon nëpër një krizë të thellë politike duke zhgënjyer kështu në masë të madhe elektoratin si dhe aktivistat e saj.