Të fundit

Kronikë zgjedhore/ Sinani: Ndjesi të dyfishtë kam çdo herë që shkoi në Karadakun e Preshevës

Bartësja e listës së PVD’s Ardita Sinani s’bashku me përfaqësuesit e saj sot vizituan Karadakun e Preshevës, transmeton Ministria e Lajmeve.

Sinani gjatë kësaj vizite takoi banorët e atyre zonave ku potencoi se në Karadakun e Preshevës rezistenca është traditë. Siç është edhe mikëpritja e bujaria. Ashtu edhe u pritëm, së bashku me kryetarin, kandidatët, zyrtarët dhe aktivistët tanë.

“Të rrethuar nga xhandarmëria dhe të shtypur nga shteti; Bukoci, Shoshaja, Depca, Ilinca, Maxherja, Caravajka, Buhiqi, Staneci, Kurbalia, Garja, Renatoci, Gosponica, Seferët mbeten pak të banuara dhe në varfëri.”- ka shkruar Sinani.

Mes tjerash ajo u premtoi banorëve të malësisë se qeverisja e saj do ti rrisë sbunvencionet në blegtori dhe bujqësi, gjithashtu u premoti mjet për transport të banorëve që tia bëjë sa më të lehtë lëvizjen.

Disa fotografi të aktivitetit zgjedhore të Sinanit dhe PVD’s në Karadakun e Preshevës ;