Të fundit

Kronikë zgjedhore/ LR sot vizitoi Malësinë e Preshevës

Kandidati për kryetar të komunës së Preshevës Sami Salihu i mbështetur nga përfaqësues të Lëvizjes për Reforma sot në fushatën zgjedhore vizituan Malësinë e Preshevës, transmeton Ministria e Lajmeve.

Salihu në fjalimin me banorët e kësaj zone deklaroi se Malësia e Preshevës është një resus natyror, si nga bukuria e rrallë që ka, po ashtu edhe burimet natyrore që posedon.

“Investimet në infrastrukturë, mbështetja e bujqësisë e blegtorisë, përkrahja e bletarëve të kësaj zone por edhe më gjerë si dhe investimet në turizëm në këtë zonë, padyshim që do të ndikonin pozitivisht që njerëzi tanë nga ky lokacion të mos e braktisin këtë pjesë.”- këtë u ka premtuar Salihu nëse do ai do të menaxhoj pushtetit lokal banorëve të Malësisë Preshevës.