Të fundit

Kronikë zgjedhore/ Arifi: Tërrnava bastion i APN’s, në marshin e fitores së madhe të 28 marsit

Alternativa për Ndryshim ka vazhduar karvanin e shpalljes së programit parazgjedhorë në bashkësinë lokale Tërrnavë. Bashkëvendësit e kryetarit Arifi në mënyrë të organizuar i bënë pritje solemne me flamuj dhe duartrokitje. Në emër të fshatit Ruzhdi Jashari ka numëruar projektet që janë realizuar në këtë fshat dhe I kanë shprehur mirënjohje Arifit për punën dhe interesin që ka treguar gjatë mandatit si kryetar komune. Projektet si rruga nga xhamia e fshatit për në Mal, rregullimi I rrugicave me pllaka betoni, rrethojat e lumit, rregullimi I mureve të xhamis dhe kishës etj ka bërë që fshati të ketë pamje ndryshe thonë banorët. Ndërsa kryetari Arifi ka falemderuar nga zemra banorët e Tërrnavës për besimin që I kanë dhënë. Nga Tërrnava kryetari Arifi ka përçuar mesazh tek oponentët politik që gjuha denigruese ndaj njëri tjetrit të mos përdoret sepse nuk I shërben askujt, të gjithë jemi vëllezër dhe motra, por garimi duhet të jetë politik e jo individual. Dallimin që e bën në mes të Altrernativës dhe partive tjera lshte se ne premtuam dhe për 5 vite bëmë punë të mira të cilat I shohim dhe I prekim çdo ditë. Arifi ka kritikuar edhe akuzat që ka bërë Mustafa kundrejt familjeve të dëshmorëve I cili mbrëmë në një intervist në mediat kosovare fajin ua mvesh atyre meqë ishte nismë e vendosjes së lapidarit duke I hequr përgjegjësitë si kryetar komune I asaj kohe. Arifi thotë se OVL UÇPMB duhet të ngrisin notë proteste ndaj Mustafës për njollosjen që po u bënë në opinion publik familjeve më të nderuara të komunës sonë. Me thirrjen dil dhe voto më datë 28 mars, rretho numrin 1 APN u përmbyll takimi me banorët e Tërrnavës