Shqipëri

Shpallet në kerkim i dënuari përjetë që fitoi lirinë, dhunoi dy vajza

Elidon Kotorri, i dënuari me burgim të përjetshëm që fitoi lirinë, është shpallur në kërkim.

Gazetarja Anila Hoxha raporton se ai është shpallur në kërkim për plagosjen dhe kanosjen e dy vajzave.

Konkretisht, Hoxha njofton se më datë 17 prill Kotorri bashkë me dy shokët e tij, ka goditur dhe rrahur dy vajza që sapo kishin përfunduar punën në lagjen Ali Demi.

Dy shokët e tij, ende të pa identifikuar iu kanë bërë ftesë vajzave që të hipin në makinë por ato kanë refuzuar.

Më pas djemtë kanë parkuar makinën aty pranë, i kanë goditur me sende të forta dhe më pas janë larguar në drejtim të paditur./