Shqipëri

Kronika e RAI 3 për kanabisin/Rama poston reagimin e autoriteteve italiane

Pasi e quajti një “turp gazetaresk” raportimin e televizionit italian RAI 3 për kultivimin e drogës në Shqipëri. Kryeministri Rama i është rikthyer edhe njëherë kësaj çështjeje duke postuar në Twitter një reagim zyrtar të autoriteteve italiane.

“Ja edhe e vërteta zyrtare për raportimin skandaloz të RAI3! Faleminderit autoriteteve të policisë italiane që na ndihmojnë përditë në afirmimin e fitores së përbashkët kundër kultivimit të kanabisit dhe në këtë rast na ndihmuan të fitojmë ndaj një gënjeshtre të madhe mediatike” shkruan Rama në Twitter.

Ai e shoqëron postimin e tij me një reagim zyrtar mbi projektin e bashkëpunimit mes autoriteteve shqiptare dhe italiane të financuar nga projekti i BE, IPA 2.

“Autoritetet cilësojnë se lajmet e raportuara nuk korrespondojnë me të dhënat dhe nuk mund të hedhin hije mbi efikasitetin real të kontrastit të kultivimit të kanabisit dhe rezultatet e rëndësishme të arritura” thuhet ndër të tjera në reagimin e autoriteteve italiane. /opinion.al/ministrialajmeve.com