Lajme

Kroaci, 47 të vdekur dhe 2323 raste të reja me COVID-19

Ministria për Shëndetësi e Kroacisë, ka njoftuar edhe për 2323 raste të reja të infeksionit me koronavirus në 24 orët e fundit.

Përveç të infektuarve në Kroaci janë regjistruar edhe 47 viktima, pacientë të cilët humbën betejën me COVID-19.

Gjithsej 2093 njerëz janë në spitale dhe 244 në aparate për frymëmarrje.

8944 njerëz u testuan, raportojnë mediat kroate.