Bota

Krishterët Suedez dënojnë djegien e Kuranit: Djegia e librit të shenjtë është një akt barbar

Organizatat krishtere suedeze që përfaqësohen nga ‘Bashkimi i krishterë suedez’, dënoi provokimet e anëtarëve të Partisë së Drejtimit të Rregullt (Kursi i Stramit) që njihen si e djathta ekstreme daneze, për të djegien Kuranit në Suedi.

Vazhdojnë reagimet ndaj anëtarëve të Kursit Stram për djegien e Kuranit në një demonstratë të paautorizuar në Stokholm dhe Malmo të Suedisë.

Dhjetë klerikë të shquar të krishterë të vendit, përfshirë Kryepeshkopin e Kishës Protestante Suedeze Antje Jackele, lëshuan një deklaratë kundër provokimit të djegies së Kuranit.

Në deklaratë, u shpreh se grupi racist danez sulmoi barbarisht Kuranin, duke shtuar se: “Ne shprehim edhe një herë simpatinë dhe dashirinë tonë të fortë për myslimanët”.

Në deklaratë thuhet se: “ata që nuk e respektojnë Kuranin nuk e respekojnë as Biblën!

Kjo është deklerata e plotë:

Ata që nuk e respektojnë Kuranin nuk e respekojnë as Biblën!

“Djegia e Shkrimeve të Shenjta është një akt barbar. Ne dënojmë me forcë mosrespektimin e qëllimshëm të besimeve të njerëzve. Ndërsa është e nevojshme të përqendrohemi në punën e përbashkët të integrimit duke mbledhur rreth të drejtave të njerëzve me ndjeshmëri, sulme të tilla rrisin polarizimin. Ne shprehim edhe një herë simpatinë tonë të fortë për myslimanët që jetojnë në vendin tonë.”/KosovaPost/.