Kreu i PD’së Lulzim Basha priti më takim Aliun dhe Pajazitin
Zëvendës kryetari i komunës së Preshevës Armend Aliu, dhe kryetari degës APN’s dega Bujanoc Arbër Pajaziti, janë mikpritur në Tiranë nga lideri i opozitës së Shqipërisë, Lulzim Basha.
Përfaqësuesit politik të Luginës njoftuan kryetarin e PD-së me gjendjen e shqiptarëve në Luginë dhe pozitën e tyre në këtë rajon.
Fokus i veçant gjatë takimit i’u kushtua mundësisë së koordinimit Shqipëri-Kosovë me qëllim të ndihmës në rrafshin politik, ekonomik, social dhe zhvillimor për Luginën e Preshevës.
Poashtu, prekën edhe temën e zgjedhjeve të ardhshme lokale në Bujanoc dhe të atyre parlamentare.
Numri një i PD-së përshëndeti unifikimin e spektrit politik në një listë të përbashkët zgjedhore duke e konsideruar si mundësi të mirë për përfaqësimin e shqiptarëve në nivele qëndrore, e përmes tyre edhe në ato ndërkombëtare.
Kryetari Basha përshëndeti edhe qasjen progresive të APN-së në rrafshin e politikëbërjes si një shembull të demokracisë së moderuar evropiane.
Gjatë tskimit Aliu dhe Pajaziti e ftuan z. Bashën që në një të ardhme të afërt të vizitoj Luginën.