KQZ: NISMA-AKR nuk po kalon pragun, shpresën ju mbetët tek këto vota
Koalcioni NISMA-AKR po rrezikon kalimin e pragut, kjo pasi që numri i votave të numëruar deri tani po e rrezikon shumë këtë parti.
Janë numëruar më shumë se 96.94 % të votave, ku koalicioni NISMA-AKR ka marrë 37.998 të votave apo 4,90%.
NISMA-AKR po rrezikon kalimin e pragut, pasi votat janë duke u rritur nga partitë e tjera dhe ky koalicion ka ngecur në numrin e njëjtë të votave.
Ajo që po e pret dhe ka shpresën e fundit ky koalicioni janë votat nga diaspora, aty po shpresohet se AKR ka vota të tjera jashtë Kosovës.
Kujtojmë se për herë të parë Lista Serbe ka dal si partia e pestë në vend, kështu duke marrë 49.654 të votave apo 6,41%.
Duke klikuar në këtë LINK ju mund të shikoni të gjitha të rejat nga numërimi i votave.