Lajme

KQZ-ja ka pranuar 43 mijë e 477 pako fletvotimet nga diaspora

Në një njoftim për media, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tregonn se ka pranuar 43 mijë e 477 pako me fletëvotime, që janë dërguar me postë nga qytetarët e Kosovës që jetojnë jashtë vendit.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, është shprehur se se pranimi i këtyre pakove është bërë nën përcjelljen e forcave të rendit.

“Pranimi i këtyre pakove është bërë nën përcjelljen e Policisë së Kosovës si dhe vëzhguesve të subjekteve politike dhe organizatave joqeveritare të akredituara”, tha Elezi.

Më herët KQZ-ja ka njoftuar se për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit, 103,582 qytetarë jashtë Kosovës u është mundësuar e drejta e votimit. /Albinfo.ch