Kosovë/ Prej nesër pritet të kufizohet lëvizja e lirë e qytetarëve dhe automjeteve
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të ndalojë qarkullimin për qytetarë dhe automjete me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.
Kosova deri më tani ka mbi 30 raste të konfirmuara me Covid-19, dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit, qeveria ka marrë masa që të ndalohet qarkullimi i veturave dhe qytetarëve në këto orare: Nga ora 10:00 e mëngjesit deri në ora 16:00 pasdite dhe prej orës 20:00 në mbrëmje deri në ora 06:00 në mëngjes.
Vendimi është votuar në mbledhjen e qeverisë e cila është mbajtur në formë virtuale.
Të dielën këto masa i kishte kërkuar ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.