Lajme

Kosovë: 8 të vdekur, 223 të infektuar nga Covid-19

Ditëve të fundit në Kosovë është shënuar ulje e rasteve të raportuara me Covid-19.
IKSHP në raportin e fundit 24 orësh raporton se 223 persona raportohen të infektuar derisa 8 pacientë kanë humbur jetën.

“Numri total i rasteve pozitive është 48.905 raste nga 172.155 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.256 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 342 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 36.568 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.081”, njoftojnë autoritetet kosovare të shëndetësisë.