Lajme

Kosovë, 10 të vdekur dhe 521 të infektuar me koronavirus

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe 10 viktima nga koronavirusi i ri.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Podujevë 2 raste (81,75 vjeç), Prishtinë 2 (83,58 vjeç), Viti 2 (77, 77 vjeç), Mitrovicë 1 (71 vjeç), Pejë 1 (79 vjeç), Junik 1 (83 vjeç), Rahovec 1 (78 vjeç).

Sipas IKSHPK-së, nga 1.375 mostra të testuara janë konfirmuar edhe 521 raste të reja me koronavirusin e ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.

Në bazë të raportit, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 585 pacientë ndërsa raste aktive janë 13.505.

Me këto të dhëna, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë ka arritur në 40.117, prej të cilëve 1.026 kanë vdekur ndërsa 25.586 janë shëruar.