Showbiz

Kosovari Dio Dragaj afër fitores në “The Voice Kids” të Gjermanisë, i duhet përkrahja e publikut

Dio Dragaj është emri më i ri shqiptar që pritet të shijojë suksese në arenën ndërkombëtare në muzikë.

Talenti kosovar ka arritur që pas disa performancave të mrekullueshme të sigurojë pjesëmarrjen në finalen e “The Voice Kids” të Gjermanisë.

14-vjeçari, që është edhe i biri i Adnan Dragajt, ish-frontmenit të grupit të njohur “Humus”, në audicionet e fshehta kishte bërë që anëtarë të jurisë edhe të ngriheshin në këmbë duke kërkuar që ai të bëhej pjesë e grupeve të tyre.

Dragaj do të paraqitet në finalen e madhe të dielën e 21 prillit me fillim prej orës 20:15 në kanalin televiziv SAT1, ku edhe do të kuptohet si mund të votohet nga publiku për kosovarin.