Lajme

Kosova u koordinua me SHBA-të për blerjen 40 dronëve ushtarak

Forca e Sigurisë së Kosovës do të pajiset së shpejti me 40 fluturake vëzhgimi e filmimi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Siç shkruan Shephardmedia, FSK-ja do të marrë pajisje “RQ-20 Puma Long Endurance (LE) UAS”, që janë të prodhuara nga AeroVironment, përmes programit FMs, transmeton Klankosova.tv.

Ofertuesi i vetëm AeroVironment duhej të përfundonte punën për kontratën prej 11.01 milionë dollarësh më 25 janar.

Kosova ka porositur 40 njësi gjithsej, bazuar në një kosto të vlerësuar për njësi prej 215,000 dollarë.

Puma LE janë fluturake, të cilat lëshohen me duar dhe shërbejnë për mbikëqyrje territori. Mund të qëndrojnë në ajër deri në gjashtë orë.

Trupat amerikane që shërbejnë në Kosovë si pjesë e misionit paqeruajtës të KFOR-it dihet se kanë përdorur Puma LE për misionet e mbikëqyrjes kufitare.