TOP STORIES

Kosova Merr Lajmin E ÇME.NDUR Nga Franca / Ja Arsyet Pse Heziton Franca Për T’ia Dhënë Kosovës Liberalizimin E Vizave

Ish-ambasad.ori i Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi, e që së fundmi është nderuar me urdhrin Komandant i Legjionit të Nderit nga presidenti francez – Macron, ka folur për pro cesin e liberalizimit të vizave.

Z. Gashi në emisionin “Personale”, në RTV Dukagjini ka thëne se: Kosova e ka humbur një momentum për vizat.

“Për fat të keq ka pasur një tejpolitizim të procesit. Në vitin 2016 ne humbëm rastin për të marrë vizat bashkë me Ukrainën dhe Gjeorgjinë por pati dhunë në parlament dhe e humbëm rastin”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Gashi ka thënë se Franca akoma vazhdon të jetë 1 prej vendeve hezituese sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Në Francë ka mbizotëruar ideja se nëse hapen dyert e Schengenit për shtetasit e Kosovës, do të kishte migrim masiv dhe do të paraqiteshin kërkesa të mëdha për azil, ku në Francë do të paraqiteshin probleme të brendshme politike”, deklaroi z. Gashi.

Ish-ambasadori i Kosovës në Francë thotë se në një mom.ent Kosova nuk i ka plotësuar kushtet, por sipas tij më pas faji i mbetet BE-së për mos liberalizimin e vizave.

“Zakonisht janë rrethanat, koha, lidershipi, ato që shtyjnë proc ese”, deklaroi tutje z.Gashi.