Lajme

Kosnett: Rezultatet e zgjedhjeve treguan se qytetarët votuan për fundin e korrupsionit

Philip Kosnett, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka thënë se rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë treguan se qytetarët votuan për të parë fundin e korrupsionit.

Këtë e bëri të ditur ai me anë të një postimi në rrjetin social Tëitter.

“A do të ndërmarrin të gjitha partitë, në pozitë dhe opozitë, një veprim përfundimtar për këtë?”, ka shkruar Kosnett.

Deri tani nga rezultatet preliminare VV-ja ka 25.49 përqind të votave dhe LDK-ka 24.87 përqind.