Koronikë zgjedhore/ APN takim me qytetarët e Njësisë 1,2 e 3 të qytetit
Alternativa për Ndryshim në krye me kryetarin e saj Shqiprim Arifin vizitoi nëndegët e qytetit të Preshevës, Njësitë 1,2 dhe 3, transmeton Ministria e Lajmeve.
Kandidati për kryetar komune Shqipim Arifi i ndëgjoi kërkesat e qytetarëve të këtyre zonave dhe më pastaj në fjalimin e tij i dërgoi edhe një “selam” oponentëve të tij se ai nuk do të kthehet në Gjermani edhe nëse do ti dërgoj në pension disa politikan që sipas Arifit janë të stërvjetuar.
Mes tjerash kryetari i APN’s deklaroi se partia e tij është mjaft serioze në këtë garë zgjedhore dhe sipas tij edhe pse mosha mesatare është dukshëm më e re se e subjekteve të tjera, ai u shpreh i bindur në fitore në zgjedhjet lokale që do të mbahen me 28 mars në komunën e Preshevës