Koronavirusi në Shqipëri, 3 viktima dhe 165 raste të reja
Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri raportoi se në 24 orët e fundit, 3 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Shqipëri, çka e çon në 416 numrin total të viktimave të pandemisë në vendin tonë.
Në ditën kur kryeministri Edi Rama njoftoi vendosjen me detyrim të mbajtjes së maskave të fytyrës edhe në ambientet e hapura, Ministria e Shëndetësisë konfirmoi 165 raste të reja të konfirmuara me Covid-19 në vendin tonë, nga 960 testime të kryera. Në total, në Shqipëri janë konfirmuar 15321 raste me koronavirus, prej të cilëve 5409 janë aktivë.
Gjatë 24 orëve të fundit u shëruan 102 persona, duke bërë që numri total i të shëruarve të arrijë në 9406.