Koronavirusi në Itali, 743 persona humbin jetën brenda 24 orëve
Koronavirusi vijon të ta shkaktoj viktima në Itali. Mësohet se 743 persona kanë humbur jetën brenda 24 orëve.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë italiane, të infektuarit e rinj janë 3612, ndërsa të infektuarit në total janë 54030.
Dy ditët e fundit kishte një rënie të viktimave ku dje ishte 601, por sot është regjistruar dita e dytë më e keqe me 743 viktima. Ndërsa numri i të vdekurve në të gjithë botën ka shkuar në 18250./