Shqipëri

Koronavirusi i merr jetën 28- vjeçarit nga Shkodra, punonte si elektricist në OSHEE

Pas mjekut nga Tropoja, një tjetër person konfirmohet se ka humbur jetën sot si pasojë e covid19 në Shqipëri.

Anton Çuni, 28- vjeç, me profesion elektricist pranë OSHEE-së në Shkodër ka humbur betejën me covidin.

Lajmi konfirmohet nga zyra rajonale e OSHEE-së në qytet.

“Virusi nuk njeh moshë, aq më tepër profesion… Padrejtësisht i mori jetën kolegut tonë, elektricistit 28-vjeçar, Anton Çuni. Me hidhërim të madh, të pikëlluar, i shprehim ngushellime të sinqerta familjes, të afërme dhe miqve

U prehtë në paqe

”, shkruan OSHEE Shkodër.