ShëndetësiUshqimi

Konsumimi i rregullt i ushqimit pikant zgjat jetëgjatësinë…

Konsumimi i ushqimit pikant zgjat jetëgjatësinë, e pos kësaj, ata që konsumojnë ushqimin e tillë më pak kanë gjasa të preken nga sëmundjet e rënda si kanceri apo sëmundjet respiratore të zemrës.

“Analizat tona të bëra tregojnë në lidhjen midis ushqimit të erëzuar pikant dhe jetëgjatësisë, si dhe ndërlidhet me zvogëlimin e nivelit të mortalitetit”, thuhet në studimin e grupit të hulumtuesve britanikë, të publikuar në revistën shkencore “British Medical Journal”.

Shprehitë e vëzhguara për një periudhë të gjatë kohore ku kishin marrë pjesë rreth 500 mijë banorë të Kinës nga mosha midis 30 deri në atë 79 vjeçe, ka treguar se ata persona që për çdo ditë kishin konsumuar ushqim pikant kishin jetuar më gjatë, por edhe më rrallë ishin prekur nga sëmundjet e rënda vdekjeprurëse.