Shëndetësi

Konsumimi i kanabisit si tinejxher/e, shkakton depresion më vonë

Pirja e kanabisit si tinejxher lidhet me depresionin më vonë. Një studim i fundit tregon se kjo drogë “dëmton” shumë trurin e fëmijëve kurse testet janë bërë tek 60 000 në Britani, i janë shmangur çrregullimeve mentale nëse ata e kanë lënë marijuanën më vonë

Pirja e kanabisit gjatë si tinejxher rrit rrezikun për depresion dhe vetëvrasje më vonë në jetë, thotë një studim i ri i bërë kohëve të fundit.

Studiuesit nga SHBA dhe Britania kanë treguar se ky lloj droge mund të ndikoj në trurin e fëmijëve në kohë më afatgjate, duke shkaktuar probleme mendore më vonë në jetë.

Studimi më i madh i këtij lloji është kryer nga Universiteti i Oksfordit dhe Universiteti McGill ku janë studiuar më shumë se gjysmë milionë tinejxher dhe të rritur nga Britania dhe SHBA në mënyrë që ata të shërohen nga këto çrregullime shëndetësore duke këshilluar që tinejxherët ti shmangën kësaj droge, transmeton GazetaExpress.  

Skuadrat e studimit kanë tërhequr vërejtjen se kanabisi, legal në disa shtete të SHBA-ve dhe është përdorur nga miliona të rinj përbën rrezik të madh për shëndetin publik “me konsekuenca shkatërruese”. Ata kanë bërë thirrje urgjente tek zyrtarët që ta bëjnë prioritet trajtimin e kësaj teme.

Lidhja në mes të depresionit dhe përdoruesit e mitur të kanabisit i atribuohet pjesërisht përdorimit edhe në rrugë të marijuanas sot-duke u krahasuar me përdorimin e saj relativisht shumë më të vogël të atyre që e kanë përdorur gjatë viteve 1980 dhe 19990.

“Është një problem i madh mendor dhe shëndetësor, mendojmë ne”, ka thënë bashkëautori i këtij studimi, profesor Andrea Cipriani nga Universiteti i Oksfordit.

“Numri i njerëzve të cilët i janë ekspozuar kanabisit, sidomos në këtë moshë delikate është shumë i lart dhe mendoj që sektori i shëndetit publik dhe mendor duhet ta bëj prioritet”.

Studiuesit nga Universiteti McGill dhe Universiteti i Oksfordit, kanë analizuar të dhënat nga 11 studime që kanë involvuar më shumë së 23 000 individë.