Konjufca votohet për kryetar të Kuvendit me 75 vota për
Me 75 vota për, Glauk Konjufca është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës.
Lidhja Demokratike e Kosovës e ka votuar Kojufcën për kryetar.
Glauk Konjufca, kryetar i ri i Kuvendit, në fjalimin e tij të parë pas marrjes së këtij posti, ka premtuar se si kryesi e re e Kuvendit do të kryejnë detyrat ashtu siç kërkohet me ligjet e Kosovës.
“Qysh në fillim duam që t’ju falënderojmë që e themeluat legjislaturën e shtatë të Kuvendit të Kosovës. Ju falënderoj që na besuat këtë dëshirë me përgjegjësi. Ju garantojmë që edhe si Kryesi e Kuvendit të Kosovës që do t’i kryejmë detyrat tona ashtu siç kërkohet me shumë nder sipas ligjeve të Republikës së Kosovës dhe Kushtetutës sonë që është në fuqi. Po i bashkëngjitem urimit të juaj si deputetë të Republikës së Kosovës për ata që janë më të rëndësishmit, qytetarët e Republikës së Kosovës sepse pa besimin e tyre s’do të ishim këtu ku jemi”, ka thënë ai në fjalimin e parë si kryetar i Kuvendit të Kosovës.
Konjufca ka mbyllur seancën konstiutive të Legjislaturës VII.
Ka thënë se për seancën e radhës deputetët do të njoftohen me kohë.