Lajme

Konjufca: Veprimet serbe në Kosovë synojnë destabilizimin e rajonit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, u takua të hënën në Shkup me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi. Ndër të tjera, ai tha se veprimet e Serbisë e Kosovë janë të papranueshme dhe sipas tij, Serbia po përpiqet ta destabilizojë Kosovën dhe rajonin.

Sipas Konjufcës, rajoni nuk është imun as ndaj influencave ruse.

“Veprimet e Serbisë janë të papranueshme, ato kanë për qëllim destabilizimin dhe ndarjen de-facto të shtetit të Kosovës. Ne, si popull, qëndrojmë shumë të bashkuar që t’i luftojmë këto veprime, të cilat kanë si prapavijë gjeopolitike ndikimin rus dhe fuqishëm do të ecim në shtetin demokratik të Kosovës për sundim të ligjit dhe për demokraci në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Kosova është e përcaktuar për zgjidhjen e problemeve përmes dialogut”, ka theksuar në Shkup, Konjufca.