Lajme

Konjufca nga Shqipëria: Kufirin Kosovë Shqipëri do ta bëjmë inegzistent

Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca në vizitën e parë jashtë vendit ka takuar homolgun e tij Gramoz Ruçin, shkruan gazeta Blic. 

Ai ka publikuar disa fotografi gjatë kësaj vizite ku edhe ka folur për temat me të cilën ka pasur me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë.

Ndër të tjera Konjufca ka thënë se përveç bashkëpunimit në shumë fusha ndërmjet dy vendeve, në një të ardhme të afërt edhe kufiri që ndan Kosovën e Shqipërinë nuk do të ekzistoj

Postimi i plotë:

Vizitën time të parë zyrtare si Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës zgjodha ta realizoj pikërisht në Shqipëri. Dhe, në kuadër të kësaj vizite, kisha kënaqësinë e veçantë të takoja fillimisht Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, z.Gramoz Ruçi.
Takimi me z.Ruçi shënon edhe një shtytje të rëndësishme në avancimin e bashkëpunimit ndërparlamentar dhe ndërshtetëror.
Prandaj, në një atmosferë të përzemërt dhe tejet vëllazërore, me z.Ruçi diskutuam për shkëmbimin e përvojave dhe intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës.
Në takim dominoi pajtueshmëria e plotë dhe vullneti i dyanshëm për dinamizimin dhe fuqizimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit, harmonizimin e agjendave me interes mbarëkombëtar, bashkërendimin dhe unifikimin e hapave gjatë proceseve integruese rajonale dhe euro-atlantike të dy shteteve tona.
Mbetemi të përkushtuar që kufirin e padrejtë mes nesh ta bëjmë jo vetëm sa më të padukshëm, por edhe inekzistent në një të ardhme.