Konjufca: LDK tani është grup i interesave të ngushta, Thaçi ua dha Qeverinë përmes Kushtetueses
Ministri në detyrë i Puënve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka thënë në emisionin Dpt te Fidani në T7 se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ua ka mundësuar përmes Gjykatës Kushtetuese krijimin e një ‘’qeverie pa zgjedhje’’.
‘’Situata është shumë serioze dhe kritike. Kjo për shkak se për herë të parë në histori të Kosovës që po instalohet një qeveri pa zgjedhje. Po synohet të imponohet një qeveri pa i pyet qytetarët. Kjo po ndodhë më fiskulturat e Thacit. LDK’së i kanë pëlqyer këto dhe Thaci ua dha mundësinë përmes Gjykatës Kushtetuese’’, ka thënë Konjufca.
‘’Thaci ua garantoj LDK’së. Ju rrëzojeni Kurtin, unë përmes Kushtetuesës ua japi kryeministrin.’’
‘’Favori i parë që i bëri LDK Thaçit ishte rrëzimi i Qeverisë. Favori i dytë ishte ofrimi i qeverisë së re pa zgjedhje. Oferta e tretë me gjasë do të jetë bashkëpunimi me Thaçi në dialogun me Serbinë. LDK është grup i interesit i cili për shkak të interesave të ngushta është në gjendje të bëjë gjithçka’’