LajmeTë fundit

Konjufca: Kur të vijë Vetëvendosja në pushtet do ta shkarkojë Thaçin nga pozita e Presidentit

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka thënë se me ardhjen në Qeveri, partia e tij do ta shkarkojë nga detyra Presidentin Hashim Thaçi.


“Me ardhjen e Vetëvendosjes në pushtet do të fillojmë iniciativën për shkarkimin e Presidentit Thaçi”, ka thënë Konjufca në RTK.

Sipas tij, Albin Kurti ka përparësi për Kryeministër ndaj Kadri Veselit dhe Ramush Haradinajt.

“Lëvizja Vetëvendosje ka përparësi, sepse nuk ka gabime të qeverisjes siç i ka Veseli ose Haradinaj. Kemi kandidatin e pjekur për kryeministër. Albin Kurti është në moshë ideale për kryeministër. Nuk është i korruptuar prandaj kësaj radhe për herë të parë në zgjedhje kandidati për kryeministër do të ketë më shumë peshë se program”.