Kongresisti amerikan Engel nesër mysafir në Kuvendin e Serbisë
Beograd, 2 korrik – Kongresisti amerikan, Eliot Engel, siç e cilëson “Novosti” i Beogradit, me dekada lobist për shqiptarët, mbështetës i pavarësisë së Kosovës dhe i bombardimit të Serbisë më 1999, të mërkurën, pra nesër, do të jetë mysafir i Kuvendit të Serbisë, transmeton Koha.net.
Sipas mediave serbe, kongresisti Engel ka bërë kërkesë që të vizitojë Parlamentin serb.
Konstatimit se bëhet fjalë për lobist ekstrem të shqiptarëve, i cili shfrytëzon çdo rast për të folur kundër Serbisë, Marinkoviq citohet të jetë përgjigjur: “Po, është lobisti më ekstrem. Por për ne çshtë i rëndësishëm çdo rast. Sikur para njëzet vjetësh të kishim komunikime me kongresistë, do të kalonim më mirë…”
Gazeta “Novosti” e Beogradit rikujton se Eliot Engel ka organizuar në Dhomën e Përfaqësuesve panelin ku është pohuar për dhunimin e 20 mijë grave shqiptare gjatë luftës në Kosovë. “Në Kosovë ai është yll. Në Pejë një rrugë e ka emrin e tij, ndërsa pulla postare me figurën e tij kushton madje dy euro”, shkruan kjo gazetë, transmeton Koha.net