Shqipëri

Konflikti SHBA-Iran, Rama: Jemi në duar të sigurta

Kryeministri Edi Rama ndodhet ditën e sotme në zyrat qendrore të OSBE-së në Vjenë, organizatë të cilën do ta drejtojë Shqipëria që nga dita nesërme.

Ndërkohë, Rama është pyetur në lidhje dhe me konfliktin mes Iranit dhe SHBA-së dhe rrezikun që mund t’i vijë Shqipërisë nga muxhahedinët që ndodhen në vendin tonë.

“Kjo nuk është një temë e re për ne. Ne kemi ndërmarrë një veprim që i bën nder Shqipërisë, që është në vazhdën e një aleance strategjike me SHBA, për t’u hapur dyert një grupi njerëzish që janë në rrezik për jetën. Ata janë në Shqipëri si rezultat i një operacioni humanitar dhe jo politik. Nuk besoj se kjo e ekspozon Shqipërinë sepse ne jemi në kontakt permanent me aleatët tanë dhe kur është puna te inteligjenca… edhe në këtë rast ne jemi në duar të sigurta kur është fjala te marrja e informacionit. Por sigurisht që jemi të angazhuar në përditshmëri për këtë proces”, u shpreh Rama.

Kryeministri Rama theksoi se gjatë drejtimit të OSBE-së do të zhvillojë disa vizita, kur njëra nga të cilat do të jetë në Rusi.

“Vizita në rusi është pjesë e agjendës si drejtues i OSBE dhe është pjesë e axhendës që unë kam ndërmarr. Janë disa vizita që do të bëhen shumë shpejt, në Ukrainë, SHBA dhe në Rusi, për datat presim konfirmime”, tha Rama./ Opinion.al