Lajme

Konfirmon Vitia: Shërohen katër pacientë me Koronavirus

Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitia, ka njoftuar se katër persona të cilët ishin prekur nga virusi Covid-19, janë shëruar.

Vitia siguroi se katër pacient janë konfirmuar zyrtarëisht të shëruar nga koronavirusi, pasi që atyre iu bë dy herë testimi.

Vitia falënderoi stafin e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK) për punën e tyre të jashtëzakonshme.

“Katër pacientë të shëruar
Pas përsëritjes së dytë të testimit, edhe katër pacientë konfirmohen zyrtarisht të shëruar nga COVID-19.
Faleminderit stafit të mrekullueshëm në Klinikën Infektive, Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik dhe të gjithë infermierëve dhe mjekëve anëemabanë Kosovës për punën e jashtëzakonshme
Qëndroni në shtëpi
Ndiqni rekomandimet e MSH dhe IKSHP
Bashkë do t’ia dalim

Ju faleminderit për bashkëpunimin!, shkroi Vitia.