Konfirmohet zyrtarisht super-meçi për titull bote, Anthony Joshua – Kubrat Pulev
Anthony Joshua do të ritkhehet në ring.
Vështirë se do të kishte një lajm më të mirë se ky për gurmanët e boksit.
Kampioni botëror në kategorinë e rëndë, me 12 Dhjetor të këtij viti, brenda kuadratit të ringut, do të dalë përballë bullgarit Kubrat Pulev, me synimin e vetëm, mbrojtjen e titujve të boksit profesionist, IBF, WBA dhe WBO.
Këtë e ka konfirmuar para pak çastesh “Sky Sports”, që edhe gëzon të drejtat e transmetimit.