Konfirmohet rasti i parë i koronavirusit në Zvicër
Autoritetet zvicerane kanë konfirmuar rastin e parë të koronavirusit, ka bërë të ditur të marten Zyra Federale zvicerane për Shëndetësi.
Detaje tjera do të bëhen të ditura më vonë, kanë thënë zyrtarët e kësaj zyreje, duke mos u përgjigjur në pyetjet se në cilin qytet ishte konfirmuar rasti i parë, raporton Reuters, transmeton koha.net, përcjell ministrialajmeve.com
Televizioni zviceran RTS ka raportuar se autoritetet në Ticino, në kufirin me Italinë, e kanë konfirmuar se rasti ka ndodhur në rajonin e tyre.
Koronavirusi tashmë ka lënë më shumë se 2.600 të vdekur, kryesisht nga Kina, teksa është përhapur në rreth 30 shtete tjera.