Të fundit

Aliu dhe Pajaziti u takuan me kryeparlamentarin e Shipërisë Gramoz Ruçin dhe deputetin Balla

Ishin takime shumë të rëndësishme, me frymë vëllazërore thuhet në shkrimin e zv.kryetarit të komunës së Preshevës Armend Aliu që ishte i shoqëruar nga kryetari i degës së Alternativës për Ndryshim në Bujanocë Arbër Pajazitin.

Ata paraqitën të gjitha brengat dhe problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët shqiptarë në Sërbi, thuhet nga pëfaqësuesit politik të Luginës.

Aliu dhe Pajaziti gjatë bashkëbisedimit me kryetarin e Parlamentit të Republikës së Shqipërisë, z.Gramoz Ruçi, u siguruan që ky institucion i rëndësishëm të jet në dijeni dhe të merr masat e nevojshme për çështjen e pasivizimit të adresave të shqiptarëve në Medvegjë, Bujanoc e Preshevë.

Ata po ashtu u takuan edhe me me z.Taulant Balla, shef i grupit parlamentare të Partisë Socialiste, në Parlamentin e Shqipërisë, si dhe kërkuan ndihmë për ngritjen e çështjes së pasivizimit të adresave në instanca të Këshillit të Evropës, Parlamentit Evropian si dhe mundësinë e nxjerrjes së një rezolute për këtë çështje në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.