Lajme

Konfirmohen rastet e virusit Delta në Serbi

Varianti delta i koronavirusit është konfirmuar në dy shtetas njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë serbe.

Sipas Ministrisë se Shëndetësisë lloji i ri u zbulua në dy shtetas serb të cilët u kthyen kohët e fundit nga jasht. Disa media pretendojnë se shtetasit e Serbisë dyshohet se ishin në Rusi para se të vinin në vendin tonë.

Në deklaratë thuhet se personat e infektuar nuk ishin vaksinuar kundër koronavirusit. Ata aktualisht janë në një gjendje të përgjithshme të qëndrueshme dhe testimi është bërë në Institutin Specialist të Veterinarisë në Kraljevë.

Si kujtesë virologët deklarojnë kohët e fundit se lloji delta ka të ngjarë në vendin tonë dhe se po “qarkullon” përveç që nuk është kapur ende në laborator.