Lajme

Komunikatë nga Bashkësia Islame në Preshevë

Pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme dhe në përputhje me instrukcioet e institucioneve kompetente me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit Korona, Meshihati i Bashkësisë Islame në Serbi fton të gjithë pjestarët e Islamit në teritorin e republikës së Serbisë për përgjegjësi maksimale dhe shfaqje të brengosjes për shëndetin personal dhe shëndetin e të tjerëve, si dhe përmbajtje të të gjitha masave preventive, të kujdesmërisë dhe të sjelljes së përgjegjshme.

Apelohet tek besimtarët dhe besimtaret posaçërisht tek ata mbi 65 vjeç dhe tek ata të cilët kanë çfarëdo lloj probleme shëndetësore që namazet ditore t’i falin nëpër shtëpitë e tyre.

Rekomandohet që hutbeja në namazin e xhumasë të mos zgjatet më shumë se 10 min. U rekomandohet imamëve dhe këshillave të xhemateve që ta shkurtojnë kohën e kryerjes së namazeve ditore e posaçërisht namazin e xhumasë, si dhe hapësirat ku kryhen lutjet t’i dezinfektojnë t’i pastrojnë edhe më shumë dhe t’i ajrosin.

Ftohen të gjithë pjesëtarët e Bashkësisë Islame që me qëllimin e mbajtjes së higjienës maksimalisht të ndërmarrin masat sanitare shtesë si dhe krahas ibadeteve të rregullta t’i drejtohen me lutje Allahut të Lartëmadhërishëm që të na mbrojë nga kjo sëmundje dhe nga sëmundjet tjera.

Meshihati i Bashkësisë Islame në Serbi.

Njofton sektori për informim pranë Bashkësisë Islame në Preshevë.

16. 03. 2020. Preshevë.