Të fundit

Komuna Preshevës thirrje publike për ndarjen e mbështetjes finaciare subjekteve ekonomike në kuadër të Pakos Emergjente “Presheva 2020”

MASA 1, mbështetje financiare për të gjitha subjektet ekonomike lokale

THIRRJE PUBLIKE

për ndarjen e mbështetjes finaciare subjekteve ekonomike në kuadër të
Pakos Emergjente “Presheva 2020”

MASA 1: Mbështetje financiare subjekteve ekonomike lokale nga Pako Emergjente “Presheva 2020” ka për qëllim rimëkëmbjen ekonomike, dedikuar subjekteve ekonomike, që kanë pësuar rënie në veprimtaritë e tyre dhe po kalojnë vështirësi financiare, për shkak të situatës së emergjencës të shkaktuar nga pandemia Covid-19. Mjetet për realizimin e kësaj mase janë të përcaktuara sipas vendimit të buxhetit programor të Komunës së Preshevës, në Programin 0602-0014 – Menaxhimi me situatën e jashtëzakonshme, funksioni 070, pozicioni 64, klasifkimi ekonomik 472.

Duke marrë parasysh kapacitet finaciare të komunës sonë, subjekteve ekonomike nuk do të iu kompensohet dëmi i shkaktuar në total (full kasko), por do të marrin një ndihmë solide si injeksion financiar, pa kategorizim.

Shuma e ndihmës financiare do të përcaktohet varësisht kërkesës për të përfituar nga kjo pako, konkretisht shuma totale e mjeteve në dispozicion për këtë masë 45,000,000 din., do të përpjestohet me numrin e përgjithshëm të aplikimeve.

KUSHTET PËR APLIKIM:
Të drejtë aplikimi kanë të gjitha subjektet ekonomike të cilat kanë ushtruar veprimtarinë ekonomike të regjistruar në territorin e komunës së Preshevës deri më 15 Mars 2020, duke përjashtuar:

1. Marketet ushqimore,
2. Depotë e pijeve dhe ushqimit me shumicë,
3. Barnatoret,
4. Furrat e bukës,
5. Mishtoret,
6. Lojrat e fatit (bastoret, kazinot, etj).

MËNYRA DHE AFATI I APLIKIMIT:
Subjektet ekonomike të cilat i plotësojnë kushtet për aplikim të përshkruara më lartë, mund të aplikojnë në formë online, duke klikuar në linkun e mëposhtëm:

https://forms.gle/mbyYDnyEWTexbKW67

Duke pasur parasysh situatën e pandemisë dhe emergjencës shëndetësore, për shkak të distancës sociale dhe shmangies maksimale për kontakt të drejtëpërdrejtë, ju rekomandojmë që për çdo informatë shtesë apo paqartësi rreth mënyrës së aplikimit, të na kontaktoni gjatë orarit të punës, vetëm nëpërmjet telefonit 064 8 930 680 apo email adresës pakoemergjente2020@gmail.com

Afati i fundit për aplikim është deri ditën e Premte, datë 19 Qershor 2020, ora 14:00.