Komuna Preshevë dhe Entit për Punësim me plan aksional për punësim për vitin 2020
Komuna e Preshevës nënshkruan marrëveshjen për realizimin e planit lokal aksional për punësim për vitin 2020, program i përbashkët në mes Komunës së Preshevës dhe Entit për Punësim.
Vlera totale e programit është 7.5 mln dinarë nga të cilat Komuna merrë pjesë në programe financimi ose masa të politikës aktive të punësimit në shumën prej 3 mln dinarë, ndërsa Enti për Punësim në shumën e prej 4.5 mln dinarë me përafërsisht 30-50 përfitues nga Komuna e Preshevës.
Për vitin 2020, Plani aksional lokal për punësim përbëhet prej 3 programeve, siç janë:
1. Subvencione për punësimin e personave të papunë nga kategoria e personave me vështirësi për tu punësuar, në shumën totale prej 2,250,000.00 dinarë, nga të cilat:
• 900,000.00 dinarë të fondeve të Komunës dhe
• 1.350,000.00 dinarë nga Shërbimi Nacional për Punësim.
2. Subvencione për vetëpunësim (hapjen e ndërmarrjeve të reja) në shumën totale prej 2,082,000.00 dinarë, nga të cilat:
• 832,800.00 dinarë të fondeve të Komunës dhe
• 1,249,200.00 dinarë nga Shërbimi Nacional për Punësim.
3. Programi i praktikës profesionale në shumën totale prej 3,168,000.00 dinarë, nga të cilët:
• 1,267,200.00 dinarë të fondeve të Komunës dhe
• 1,900,800.00 dinarë nga Shërbimi Nacional për Punësim.
Për çdo informatë më të hollësishme në lidhje me reailizimin e programeve, të interesuarit mund ti drejtohen zyrës së Entit për punësim në Preshevë.