Të fundit

Kënaqësi të shoh nga afër talentin e të rinjëve Luginas

Mbrëmë, në një ambient fantastik tek Penda e Rahovicës në ngjarjen e mbështetur nga Këshilli Kombëtar Shqiptar, Ekspozitën kolektive “ART +” u paraqitën veprat e talentëve të rinj nga Lugina.

Kreativitet i jashtëzakonshëm i paraqitur në piktura, vizatime, dizajn mode nga të rinjët tanë.

Eventit të mbrëmshëm i dhanë edhe më shumë shije tingujt e muzikës nga Nexhat Boriçi e Egzona Salihu dhe stand up comedy nga aktori Artan Ibishi.

Ngjarjet e tilla duhet të jenë sa më të shpeshta.

Pasioni i talentëve të të rinjëve nga Lugina ka nevoj të mbështetet! Të promovohet sa më shumë!

Sepse arti është ambasadori më i mirë.

Prandaj, sa më shumë art, që të promovojmë talentët tanë. Të promovojmë Luginën tonë!