Komuna e Preshevës organizon vizitë një-ditore në panairin e Bujqësisë
Lajmerohën bujqit e komunës së Preshevës se Komisioni për zhvillimin dhe subvencionet në bujqësi për vitin 2019 i emëruar nga Këshilli Komunal organizon vizitë një-ditore në panairin e 86-të ndërkombëtar për bujqësi në qytetin e Novi Sadit.
Vizita organizohet më datë 15.05.2019 (ditë e Mërkurë).
Komuna do ti mbulojë shpenzimet e transportit dhe biletën hyrëse në panair.
Të interesuarit duhet të paraqiten më së voni deri më datë 14.05.2019 (ditë e Martë, ora 14.00),në administratën komunale tek anëtarët e komisionit: Afrim Abdullahu, Mehmet Halimi dhe Nehat Murati.
Bujqit do të përfitojnë nga kjo vizitë në panair, pasi komuna e Preshevës shumë shpejt do të shpall konkursin për ndarjen e subvencioneve të bujqësisë.