Komuna e Preshevës ndanë subvencione për zhvillimin e ndërmarrësisë së grave në kuadër të projektit “Inovacioni në vepër”
Ky projekt bashkëfinancohet nga Kabineti i Ministrit pa portofol i ngarkuar për inovacion dhe zhvillim teknologjik i Republikës së Serbisë dhe Komuna e Preshevës.Vlera e përgjithshme e mjeteve të pakthyeshme është 2,400,000 dinar me gjithsej 11 përfituese, ndërmarrje fillestare dhe ekzistuese.Lusim përfituesit që nga dita e Mërkurë 04.12.2019, të lajmërohen tek Zyra për Zhvillim Ekonomik, të informohen më tutje rreth procesit të implementimit të këtij aktiviteti.