Komuna e Preshevës ndan 1 mijë euro për familjen që vajza iu kafshua nga qentë endacakë
Ashtu siç kemi raportuar dje në Preshevë është kafshuar një 17 vjeçare nga qentë endacakë, e cila pastaj u dergua në spitalin e Nishit për tu trajtaur nga plagët e marra.
Kryetari komunës Preshevës, Shqiprim Arifi njoftoi se sot në mbeldhjen e Këshillit Komunal është marrë vendim për ndarjen e 120 mijë dinarëve apo 1 mijë euro për vajzën e cila tani êshtë jashtë rrezikut për jetën
Njoftimi i plotë
Sot takova familjarët e 17-vjeçares, e cila ditë më parë u sulmua nga qentë endacakë
U njoftova nga nëna e vajzës se shëndeti i 17-vjeçares është stabilizuar dhe nuk është më në rrezik për jetën, por sulmi i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore, e cila aktualisht po trajtohet në spitalin e Nishit.
Shpreha keqardhjen dhe indinjatën time të thellë, si dhe gatishmërinë e pakushtë për t’i ndihmuar ?
Ndërkaq, në mbledhjen e sotshme të Këshillit Komunal morëm vendim për mbështetje financiare në shumë prej 120 mijë dinarë, si fillim për të ndihmuar me shpenzimet gjatë procesit të rikuperimit.
Gjatë qeverisjes tonë, do t’i japim fokus të veçantë eliminimit të plotë dhe zgjidhjes afatgjatë të problemit të qenve endacakë, i cili vazhdon të jetë një nga çështjet më urgjente që kërkon zgjidhje të menjëhershme ✔️
Sepse, detyra jonë parësore është të garantojmë sigurinë e qytetarëve tanë.
Ndërsa i uroj shërim sa më të shpejtë vajzës ❤, i shpreh keqardhjen dhe faljen time familjes për mospërgjegjësinë e pushtetit të mëparshëm.