Të fundit

Komuna e Preshevës mbetet me rrogën mesatare më të vogël në Serbi 

Sipas të ardhurave mesatare neto për maj 2022 prej 57.263 dinarë, rrethi i Pçinjës është i dyti i fundit në Serbi, sipas të dhënave të fundit nga Instituti Republikan i Statistikave.

Nga rrethi Pcinjës, ai Jablanicës është i vetmi që është më i varfër, me një pagë mesatare neto për majin prej 55,960 dinarë.

Komuna e Preshevës, me të ardhura mesatare neto prej 50,485 dinarë në maj të këtij viti, është gjithashtu në vendin e parafundit ndër qytetet dhe komunat në Serbi.

Bujanoci është në vendin e katërt nga mbrapa me mesatare neto të majit prej 52.574 dinarë, dhe përveç Bojnikut dhe Preshevës, është edhe më i “pasur” në krahasim me Vllasotincën në rrethin e Jablanicës, ku mesatarja neto e majit ka arritur në 51,277 dinarë.

Të ardhurat mesatare neto më të larta në maj e kanë arritur të punësuarit në komunën e Beogradit të Vraçarit dhe arrijnë në 124,414 dinarë.