Komuna e Preshevës listohet e 4-ta në Serbi për nga numri i të vaksinuarve
Përderisa në shumicën e komunave në Serbi vaksinimi kundër koronavirusit po stagnon, komunat shqiptare ajo e Preshevës dhe Bujanocit regjistrojnë rritjen më të madhe të numrit të qytetarëve të vaksinuar në Serbi.
Me 67.4 përqind të atyre të vaksinuar kundër koronavirusit, Presheva është në vendin e 4 -të në Serbi, pas Qytetit të Vjetër, Savski Venac dhe Vraçarit
Ditët e fundit në Preshevë ka më shumë qytetarë që po presin tek pikat e vaksinimit se sa në ambulancën Kovid./presheva.al